



Bota
Bota mban frymën, me sytë nga Anglia! Nis vaksinimi anti-COVID, kategoritë që do injektohen me Pfizer, ndër to edhe mbretëresha Elizabeth
Britania e Madhe ka nisur vaksinimin e grupmoshës së rrezikuar nga koronavirusit në 50 spitale në të gjithë vendin. Deri më tani në 50 spitalet ku do të bëhet vaksina janë dorëzuar rreth 800,000 doza, sasi që mjafton mjafton për 400,000 njerëz.
BRITANI E MADHE- Ora 7 e mëngjesit të sotëm ka shënuar pikën e kthesës për Britaninë e Madhe. Vendi ishullor ka nisur vaksinimin e grupmoshës së rrezikuar nga koronavirusit në 50 spitale në të gjithë vendin me prodhimin e “Pfizer”.
Stafi i Shërbimit të Urgjencës ka punuar gjatë gjithë kohës për të menaxhuar sfidën e madhe logjistike të mbajtjes së vaksinës Pfizer. Ndërkohë që deri më tani në 50 spitalet ku do të bëhet vaksina janë dorëzuar rreth 800,000 doza, sasi që mjafton mjafton për 400,000 njerëz.
Spitaleve u është thënë se do të pritet të kryejnë një minimum prej 975 dozash vaksine gjatë javës së parë. Pasi të jepet doza e parë, pacientëve do t’u jepet një kartelë vaksinimi që tregon datën se kur duhet të merret edhe doza e tyre. Ajo do të injektohet 21 ditë më vonë që vaksina të jetë plotësisht efektive.
Pjesë e vaksinimit masiv të të moshuarve do të jetë dhe Mbretëresha Elizabeth dhe bashkëshorti i saj, Princi Charles. Po ashtu ndër të parët që do të injektohen janë: stafi i azileve; punonjësit shëndetësorë që merren me pacientët COVID; të moshuarit mbi 80 vjeç dhe ato që mbeten do t’i bëjnë stafi i Urgjencës.
Ndërsa mjekët e familjes dhe personeli tjetër mjekësor do të fillojnë vaksinimin javën që vjen. Spitalet tani janë kujdesur për më shumë se 190,000 pacientë të sëmurë nga Covid-19. Vetëm dje 14,718 njerëz rezultuan pozitivë për koronavirus dhe kishte 189 viktima.
-
E pergjithshme10 months ago
Instagrami, me një opsion të ri që do t’ju lehtësojë distancimin social
-
E pergjithshme10 months ago
Meta ktheu ‘’Ligjin për Pronat’’, Balla: Nuk ka lexuar rekomandimet e KE dhe ‘Venecias’, janë 200 mijë familje dhe invesitorë të huaj që po presin miratimin
-
E pergjithshme10 months ago
Mesazhi i Granit Xhakës
-
E pergjithshme10 months ago
NË SHBA, 3.3 MILIONË NJERËZ U LARGUAN NGA PUNA BRENDA NJË JAVE
-
Kuzhine10 months ago
Kube nga orizi, peshku dhe perimet
-
Lajme10 months ago
Po punoni nga shtëpia përpara kompjuterit? Këto 10 ushqime do të mbrojnë shikimin tuaj
-
E pergjithshme10 months ago
Oriola Marashi reagon pas shkarkimit të Albin Kurtit: E rrëzuan hienat e korrupsionit
-
E pergjithshme10 months ago
Dita e 15-të në karantinë, ja çfarë tregon Ronela Hajati