



Politike
EMRAT/ Zgjidhen me shòrt 9 anëtarët e rinj të KED, kryetari i ri, Ervin Pùpe! Ngelet jashtë Vitore Tusha (LISTA)
U hòdh sot në Presidencë shorti për përzgjedhjen e 9 anëtarëve të rinj të KED. Anëtarët e zgjedhur kanë afat 1-vjeçar që nga marrja e detyrës. KED zgjedh anëtarët e GJK.TIRANË– Këshilltari i Presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj ka realizuar sot shortin për zgjedhjen e 9 anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në drejtësi. 9 anëtarët e rinj do të jenë pjesë e KED për një mandat 1-vjeçar. KED është institucioni më i lartë që ka për funksion vlerësimin e kandidatëve që hyjnë në Gjykatën Kushtetuese. Pjesë e shortit ishin kandidatët e sjellë nga Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor, ndërsa kryetari Ervin Pupe u zgjodh automatikisht për shk.ak të postit që mban aktualisht në Gjykatën e Lartë, që i jep mundësinë të jetë edhe kryetari i ri i KED, në vend të Ardian Dvoranit. Ndërkohë që anëtarët e rinj të KED janë: Ervin Pupe, Ilir Panda, anëtar zëvendësues në KED nga Gjykata e Lartë.Marsida Xhaferllari, Elsa Toska, Anëtare të KED nga Gjykata KushtetueseFiona Papajorgji, anëtare zëvendësuese e KED nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa Vitore Tusha është lënë jashtëAdnand Xholi, anëtar nga Pr okuroria e PërgjithshmeAstrit Kalaja, Elona Toro dhe zëvendësuese Zegjine Sollaku- Anëtarë të KED nga Gjykata e Apelit. Gjon Fusha, Genti Xholi, anëtarë të KED si përfaqësuesë të Pr.okurorisë së Apelit
-
E pergjithshme10 months ago
Instagrami, me një opsion të ri që do t’ju lehtësojë distancimin social
-
E pergjithshme10 months ago
Meta ktheu ‘’Ligjin për Pronat’’, Balla: Nuk ka lexuar rekomandimet e KE dhe ‘Venecias’, janë 200 mijë familje dhe invesitorë të huaj që po presin miratimin
-
E pergjithshme10 months ago
Mesazhi i Granit Xhakës
-
E pergjithshme10 months ago
NË SHBA, 3.3 MILIONË NJERËZ U LARGUAN NGA PUNA BRENDA NJË JAVE
-
Kuzhine10 months ago
Kube nga orizi, peshku dhe perimet
-
Lajme10 months ago
Po punoni nga shtëpia përpara kompjuterit? Këto 10 ushqime do të mbrojnë shikimin tuaj
-
E pergjithshme10 months ago
Oriola Marashi reagon pas shkarkimit të Albin Kurtit: E rrëzuan hienat e korrupsionit
-
E pergjithshme10 months ago
Dita e 15-të në karantinë, ja çfarë tregon Ronela Hajati