



Lajme
Falsifikimi i testeve Covid/ Mediat greke publikojnë fakte tronditëse: Ja si merren tamponët negativ në Shqipëri
Në Shqipëri është ngritur industria e falsifikimit të raporteve të të infektuarve me koronavirus.
Televizioni grek “Star News” shkruan se dallimet që lindin në dy dokumente janë logo e qendrës diagnostikuese, firma dhe vula e mjekut që ka rënë viktimë e falsifikimit.
Grupi, fshihet në Shqipërinë e veriut, ku persona të ndryshëm marrin tamponë negativë edhe pse pacientët mund të jenë të infektuar, thotë media greke.
Ky fakt dyshohet se ka rritur barrën tashmë të rëndë epidemiologjike në disa zona.
Sipas një raporti të Star, shumë prej tyre duan të kurohen në spitalet greke, pasi nuk kanë besim në sistemin shëndetësor shqiptar.
Një femër 20-vjeçare shqiptare disa ditë më parë u përpoq të kalonte nga vendi i saj për në Greqi nga pika e kalimit kufitar të Kakavijës me një provë molekulare të rremë, por u vu re shpejt dhe për të shmangur arrestimin ajo iku. Policia krahasoi dy dokumentet dhe kuptoi mashtrimin.
Sipas televizionit, autoritetet shqiptare madje kanë filluar një hetim mbi përfshirjen e oficerëve të policisë në çështje.
-
E pergjithshme10 months ago
Instagrami, me një opsion të ri që do t’ju lehtësojë distancimin social
-
E pergjithshme10 months ago
Meta ktheu ‘’Ligjin për Pronat’’, Balla: Nuk ka lexuar rekomandimet e KE dhe ‘Venecias’, janë 200 mijë familje dhe invesitorë të huaj që po presin miratimin
-
E pergjithshme10 months ago
Mesazhi i Granit Xhakës
-
E pergjithshme10 months ago
NË SHBA, 3.3 MILIONË NJERËZ U LARGUAN NGA PUNA BRENDA NJË JAVE
-
Kuzhine10 months ago
Kube nga orizi, peshku dhe perimet
-
Lajme10 months ago
Po punoni nga shtëpia përpara kompjuterit? Këto 10 ushqime do të mbrojnë shikimin tuaj
-
E pergjithshme10 months ago
Oriola Marashi reagon pas shkarkimit të Albin Kurtit: E rrëzuan hienat e korrupsionit
-
E pergjithshme10 months ago
Dita e 15-të në karantinë, ja çfarë tregon Ronela Hajati