Connect with us

Sport

Një tjetër skuadër shqiptare në FIFA, dy ish-lojtarë “groposin” klubin

Published

on

Situata financiare te klubi i Luftëtarit shpesh ka qënë problematike. Rroga të prapambetura, ndryshim pronësie dhe shumë borxhe të akumuluara ndër vite. Luftëtari i periudhës së artë ka përfunduar dhe tani skuadra gjendet në një udhëkryq që vështirë se mund të dalë. Orët e fundit në klubin gjirokastrit ka ardhur një letër nga FIFA ku thuhet qartë se ka humbur gjyqin me dy ish-lojtarë si Nemanja Janicic dhe Ismael Dunga. “ABC News” mëson se dy lojtarët kanë arritur të fitojnë betejën ligjore me Luftëtarin për pagat e padhëna dhe tashmë klubit gjirokastrit i fryhen akoma më shumë borxhet bashkë me interesin e parashikuar nga FIFA.

Fatura është plot 123 mijë euro. 81 mijë euro duhet t’i paguajë Luftëtari sulmuesit që është transferuar te Vllaznia. Kjo shumë përbëhet nga 11.300 euro paga të padhëna dhe plot 65.587 euro si shpërblim për prishjen e njëanshme të kontratës nga ana e klubit gjirokastrit. Edhe Janiçiç ka arritur të fitojë betejën ligjore me Luftëtarin. Klubi duket t’i paguajë mbrojtësit 22.500 euro për pagat e padhëna dhe 18.000 euro për prishjen e njëanshme të kontratës.

Më të dhimbshme këtë situatë e bën bllokimi i mundshëm i me rkatos së kësaj vere.Kjo për shkak se vendimi është marrë më 25 shkurt dhe sipas FIFA-s, Luftëtari është i detyruar të shlyejë lojtarët brenda 45 ditëve nga data e vendimit. Ky afat ka kaluar dhe nuk dihet nëse klubi ka arritur të zgjidhë këtë çështje.

Facebook

Trending