Connect with us

Sport

Tonali : E doja me çdo kusht ardhjen te Milani

Published

on

Mesfushori më i ri i Milanit, Sandro Tonali në një intervistë për mediat ka folur për ëndrrën e tij fëmijrore e të qënit pjesë e kuqezinjve. Ai gjithashtu ka fulur edhe për presidentin e ish-skuadrës së tij Brescias, ku shprehet shumë mirënjohës për çdo gjë që ka bërë për ta ndihmuar në kalimin e tij te djajtë.

“Pasioni im për Milanin ka lindur që tek ekipi im i parë, Sant’Angelo. Aty ishim të gjithë milanistë, duke përfshirë edhe babanë tim. Që i vogël kam bërë tifozllëk për kuqezinjtë. Kam biseduar me trajnerin Pioli, më ka shpjeguar se si duhet t’i përballoj disa lloj ndeshjesh.

E doja me çdo kusht ardhjen në këtë klub. Cellino (presidenti i Brescias) e kuptoi dëshirën time të madhe dhe e mbajti fjalën. I kërkova të bënte një sforco për mua dhe u tregua fantastik. Milani u bë menjëherë prioriteti im sapo mora vesh për interesimin e tyre.

Takimi i parë me Paolo Maldinin ka qenë i mrekullueshëm. Skuadra jonë është e nivelit të lartë. Shokët, Ibrahimovic në radhë të parë, të transmetojnë dëshirë të madhe për t’u përmirësuar dhe për të fituar.

Numri 8? Gattuso ishte idhulli im kur isha i vogël, ky është shkaku pse e zgjodha këtë numër. Gennaro është një person i shkëlqyer.

Interi? Agjenti im u mor me gjithçka, unë ndodhesha me pushime, nuk doja të merresha me zërat e merkatos“, deklaron Tonali.

Sandro Tonali ka firmosur me Milanin një kontratë 5-vjeçare. Ai u huazua nga Brescia me të drejt blerje sezonin e ardhshëm për 35 milion euro.

Facebook

Trending