Connect with us

Sport

Tottenham-Everton, Mourinho mposhtet nga Ancelotti në sfidën e trajnerëve

Published

on

Në Premier League Everton drejtuar nga Carlo Ancelotti mund të jetë supriza e këtij viti. Blutë fitojnë në start përballë Tottenham të Jose Mourinhos. Trajneri italian ka bërë ndryshime të rëndësishme në ekip, duke afruar emra si Allan dhe Hames Rodriguez, të dy titullarë në takimin e sotëm. Everton bëri gjithçka mirë duke limituar skuadrën e Murinjos në fazën sulmuese, ndërsa më pas shfrytëzoi një goditje standarte për të gjetur rrugën e rrjetës në pjesën e dytë të sfidës.

I zakonshmi Calvert-Leëin, sulmuesi i cili ka shkëlqyer që kur drejtimin e skuadrës e ka marrë Ancelotti, gjeti rrjetën me një goditje me kokë, duke vënë në vështirësi të dukshme londinezët. Edhe orientimi drejt sulmit i skuadrës nga Murinjo nuk solli fryte dhe ndeshja u mbyll me suksesin e merituar 1-0 të Everton që konfirmohet kështu si një ekip që mund të rivalizojë me ekipet që synojnë një vend në Ligën e Kampioneve në edicionin e ardhshëm.

Facebook

Trending